
Ja cilet jane muzete e se ardhmes!
Vitet e fundit arkitektura ka treguar se është një sektor gjithnjë e një rritje, jo vetëm përsa i përket anës ekonomike por mbi të gjitha fuqisë së saj projektuese, në forma, dizajne nga më të ndryshme.
Epo ja që edhe projektet e mëposhtme që do të shihni janë nga më të cuditshmet, forma futuristike, në formë unaze, rrethi, spiralje, etj. Nëse jeni kuriozë e doni të shikoni se kush janë monumentet e reja të planifikuara për të joshur turistë në vitet që vijnë? Shikoni udhëzuesin tonë për mrekullitë e ardhshme të botës.
Dubai
Autoritetet në Dubai zbuluan planet për “Muzeun e së Ardhmes”. Ndërtesa do do të shfaqë risitë në dizajn dhe teknologji në fusha të tilla si transporti, shëndetësia dhe arsimi, tha ministri i punëve të kabinetit Mohammed Gargavi. Do të ketë strukturë ovale në formën e një unaze, e cila do të ndërtohet më materiale pjesërisht të shtypura në 3D, ndërsa brenda, ajo do të jetë e mbushur me teknologjinë “cutting-edge”, robotë, holograme, drone, dhe shumë më tepër. Planet e reja të Dubait për ndërtimin e Muzeut të së ardhmes do të kushtojë rreth 136 milion dollarë dhe pritet që të hapet për publikun në 2017.
Muzeu i artit narrativ Lucas
Krijuesi i filmit të famshëm “Lufta e Yjeve”, George Lucas ka njoftuar se është duke ndërtuar dhe financuar një muze 300.000.000 $ në Çikago. Muzeu i George Lucas do të jetë një muze arti që do t'i kushtohet konceptit të tregimit dhe do të hapet në 2019.
Muzeu i artit bashkëkohor Afrikan
Projektuesi i famshëm Thomas Heatherwick është prapa veprës fantastike të Zeitz MOCAA, pritet të hapet në Cape Town në vitin 2016. Ky muze i artit bashkëkohor afrikan është i vendosur në një kullë silosi dhe përmban 42 tuba betoni vertikale në qendër të saj.
Muzeu Kombëtar i Artit në Kinë
Ky muze është projektuar nga Jean Nouvel. Muzeu Kombëtar i Artit në Pekin do të përfshijnë tipare të ndryshme duke përfshirë një kopsht të brendshëm dhe shumë elementë të tjerë shumë të rëndësishëm. Ndërtimi filloi këtë vit.
Muzeu Maja i Amerikës
”Guatemala City-it Museo de Maya Amerika” do të jetë muzeu më i rëndësishëm në historisë e fisit Maja në Amerikën Qendrore. Është projektuar nga arkitektët zviceranë Harry Gugger Harry Gugger Studio dhe Boston's over, ndërkohë që pritet të hapet në 2017.
Broad Gallery, Los Anxhelos, SHBA
Muzeu në Grand Avenue, Los Anxhelos do të hapet për publikun në 2015. Broad Gallery do të tregojë artin bashkëkohor, është quajtur kështu për shkak se është financuar nga filantropistët Eli dhe Edythe dhe gjithashtu tregon veprat e artit nga koleksioni i tyre personal.
Museum M + Hong Kong
Është planifikuar të hapet për publikun në 2018. Struktura e M+ do të shfaqë hapësira të ndryshme kulturore.
Muzeu Detar i Kinës
Muzeu Kombëtar Detar i Kinës pritet të hapët gjatë 2015. Ndërsa mendohet se do të ketë zona të ndryshme ekspozitash në secilin nga pesë sallat e famshme.
Muzeu i trupit të njeriut në Montpellier
Arkitektët daneze të BIG kanë hartuar Muzeun e trupit të njeriut në Montpellier-së. Struktura do të jetë e përbërë nga tetë hapësira të lakuara ,të cilat janë të bashkuar së bashku.
Zgjerimi i galerisë së Arteve në New South Wales
Alternativat dhe format e shumta të arkitekturës janë duke u bërë të zakonshme në Londër. Tate Modern Herzog & de Meuron kanë projektuar një kullë e cila do të zgjerojë Galerinë e Arteve në New South Wales që pritet të hapet në 2016.
Muzeu i Dizajnit në Kensington
Muzeu i Dizajnit, do të zhvendoset në ish-ndërtesën e Institutit Commonwealth në Kensington, në vitin 2016. Hapsirat e brendshme të tij janë projektuar nga John Pawson.
Swiss watchmaker Audemars Piguet
Kjo strukturë spirale e vogël dhe pjesërisht nëntokë është një muze dedikuar orëndreqësve zvicerane të Audemars Piguet. Ndërtesa është projektuar nga arkitektët daneze BIG.
Guggenheim Abu Dhabi
Një nga zhvillimet më ambicioze kulturore të botës është duke u ndërtuar në Abu Dhabi. Muzeu do të jetë plotësisht i hapur në 2020. Në ishullin Saadiyat në një të katërtën e tij do të ndërtohen një sërë muzesh të jashtëzakonshme, të gjithë të projektuara nga arkitektë të famshëm anembanë globit. Muzeu i Guggenheim është projektuar nga Frank Gehry.
Louvre Abu Dhabi
Muzeu i Louvre është një pasqyrim që tregon interierin e projektuar më së miri nga Jean Nouvel. Muzeu do të shfaqë një koleksion të marrë “hua”nga ai i Louvre në Paris dhe do të hapet në 2017. Louvre në Abu Dhabi është një nga pesë pasuritë më të mëdha kulturore të planifikuara për t’u ndërtuar në ishullin e Saadiyat, 27 kilometra katrore.
Më të lexuarat








